Barça arrin marrëveshje me Atleticon për Carrascon

Barça arrin marrëveshje me Atleticon për Carrascon

Barcelona mund ta bëjë realitet njërin prej objektivave që i ka qe një kohë të gjatë.

Mediumi spanjoll “Marca” raporton se në kuadër të marrëveshjes për shitjen e Memphis Depayt në Atletico Madrid, dy klubet e kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe për transferimin e Yannick Carrascos në “Camp Nou”.

Gjithnjë sipas mediumit spanjoll, futbollisti ofanziv do t’i kushtojë gjigantit katalunas 19 milionë euro.

Carrasco iu pëlqen “Blaugrana” qe një kohë të gjatë dhe lojtari është i gatshëm për t’u larguar nga “Los Colchoneros” për herë të dytë, ndërsa herën e parë ishte larguar për ta provuar një eksperiencë në Kinë.

Për t’i bërë vend 29 vjeçarit, nga lideri i La Ligas mund të largohet Ansu Fati, eventualisht Ferran Torres.

Shpërndaje në: