Barbunjat, bishtajoret që ulin rrezikun e kancerit e sëmundjeve të zemrës; Ja vlerat e paçmuara për shëndetin
Bishtaja, mashkura, barbunja… sido që t’i quani, këto të fundit duhet të jenë pjesë e regjim tuaj ushqimor , pasi janë një burim i mirë i vitaminave A, C, dhe K, fibrave etj. Kjo perime e familjes së bishtajoreve është një nga ushqimet më të pasura me antioksidantë dhe flavanoidë. Më poshtë do të lexoni të gjitha përfitimet shëndetësore të barbunjave:
1. Shëndeti i kockave
Niveli i ulët i vitaminës K është i lidhur me një rrezik më të lartë të frakturës së kockave. Marrja e sasisë së duhur të vitaminës K mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit të kockave duke përmirësuar thithjen e kalciumit dhe uljen e sekretimit urinar të kalciumit. Vetëm 1 gotë me barbunja jeshile siguron 14.4 mikrogramë vitaminë K, ose rreth 20% të kërkesës ditore dhe 4% të nevojës ditore të një individi për kalcium.
2. Parandalimi i shumimit të qelizave të këqija
Bishtjat e gjelbra kanë përmbajtje të lartë antioksidantësh , gjë që ndihmon në luftimin e radikalëve të lira në trup, përgjegjës për shumë sëmundje. Gjithashtu, disa lëndë ushqyese që gjenden me shumicë tek bishtajat kanë fuqinë të veprojnë kundër qelizave kancerogjene. Luteina, një nga llojet e antioksidantëve të njohur si carotenoids, është i pranishëm në sasi të mëdha tek kjo perime. Individët që konsumojnë sasi të larta të luteinës kanë një rrezik më të ulët të kancerit të zorrës së trashë, gjirit, mushkërive dhe qafës së mitrës. Vitamina C, e cila është gjithashtu një vitaminë antikancerogjene përdoret në doza të mëdha, për të trajtuar kancerin. Vetëm 1 kupë me këto bishtaja plotëson mbi një të katërtën e sasisë së rekomanduar ditor për vitaminë C. Gjithashtu, sasia e vitaminës K e gjendur tek bishtajat, siguron mbi gjysmën e sasisë së rekomanduar për këtë vitaminë në ditë.
3. Diabeti
Bishtajat jeshile kanë treguar se ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të diabetit. Disa studime kanë raportuar një ndikim hipoglikemik tek pacientët me diabet. Rregullatorët natyralë të diabetit nuk janë të zakonshëm, prandaj lidhja e mashurkave me parandalimin e hershëm të diabetit është një lajm i mirë.
4. Shëndeti i syve
Disa karotenoide specifike që janë të pranishme në këto bishtaja mund të ndihmojnë në parandalimin e degjenerimit makular, që është një rënie në funksionin dhe shikimin e syve. Zeaxanthin dhe lutein luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e çdo problemi me sytë.
5. Sëmundjet e zemrës
Bishtajat mund të ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës për shkak të niveleve të larta të flavonoideve , antioksidantë polifenikë që më së shpeshti gjenden në perimet dhe frutat. Kjo perime përmban nivele të larta të flavonoideve me veti të fuqishme anti-inflamatore dhe parandalon mpiksjen e gjakut në venat dhe arteriet.