Barbano: Ndriçimi i fatit të personave të pagjetur, prioritet i EULEX-it

Barbano: Ndriçimi i fatit të personave të pagjetur, prioritet i EULEX-it

Ndriçimi i fatit të personave të pagjetur është obligim i vazhdueshëm dhe prioritet i EULEX-it.

Kështu tha shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano përmes një postimi në X.

Ai aty tha se të pagjeturit nuk harrohen asnjëherë.

“Të përulur për t’iu bashkuar autoriteteve të Kosovës, familjeve të personave të pagjetur dhe komunitetit ndërkombëtar në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur”, u shpreh Barbano.

Dje është shënuar edhe në Kosovë Dita Ndërkombëtare e Viktimave të Zhdukjeve me Forcë.

Shpërndaje në: