Baraliu, dikur mbështetës i madh i VV’së: Ekipi i ri i Lumir Abdixhikut i jashtëzakonshëm, nuk mund të injorohet
Dy ditë më parë, Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, prezantoi kandidatët e kësaj partie për deputetë nga Prishtina.
Këta kandidatë duket se i kanë pëlqyer goxha shumë analistit Bleron Baraliut, i cili dikur ishte edhe mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje.
Në një status, Baraliu ka pasur fjalë të mira për kandidatët, duke e përgëzuar Abdixhikun e LDK-në.
“Wow, ekip i jashtëzakonshëm, gati pa përjashtim! 😱 Vështirë e kam me imagjinu votën time për LDKnë, por kjo LDK e re vërtetë po duket e vështirë të paragjykohet e aq më pak injorohet.
Në kushte normale një ekip i tillë do të duhej së paku të dyfishonte rezultatin e 2021 për LDKnë. Nuk e di që në Kosovë mund të llogarisim në kushte normale, pra ende jetojmë në fazën e fundit të militantizmit — por kjo përbërje më bën kurioz dhe ‘detyron’ të mas reagimin e popullsisë/votuesve sç shpejti” – ka shkruar Baraliu