Banorja e “It’s my home” arrestohet pasi sulmoi një polic

Banorja e “It’s my home” arrestohet pasi sulmoi një polic

Reality show “It’s my home” po vazhdon me dramat që po krijojnë banorët e saj, e ku pas mesnate ka ardhur deri tek arrestimi i banoren Teuta Llumnica, shkruan Periskopi.

Ajo ka sulmuar mbëmë  një zyrtar policor pasi ishte përjashtuar.

Rastin për Periskopin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmet, derisa ka shtuar se e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Sot rreth orës 00:25, në stacionin policor jugu është iniciuar një rast Sulm ndaj personit zyrtar. Lidhur me këtë rast është arrestuar e dyshuara femër T.L, e cila pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha Ahmeti për Periskopin.

Kujtojmë se ky show u kritikua shumë për shfaqjen e dhunës në televizion, madje policia kishte marr masa edhe më herët./PERISKOPI

 

Shpërndaje në: