Banori i Big Brother Albania: Jam baba, jam gjysh dhe askush s’ma heqë krenarinë e të qenurit homoseksual
Spektakli i 1 janarit i Big Brother VIP Albania ka përjetuar një moment të papritur dhe të guximshëm, kur banori Bernardi ka zgjedhur të ndajë një të vërtetë personale me publikun.
Ai pranoi hapur homoseksualitetin e tij, pas shfaqjes së një klipi që paraqiste një debat të ashpër mes djemve, ku ishin përdorur shprehje me ngarkesë negative, si “dylber”.
Deklarata e Bernardit ishte e qartë dhe me peshë emocionale: “Jam baba, jam gjysh, jam vëllai i dikujt… dhe askush s’ma heq krenarinë e të qenurit homoseksual”, ka raportuar Telegrafi.