Banorët në veri shpenzuan mbi 8 milionë euro energji elektrike, paguan vetëm 600 mijë

Banorët në veri shpenzuan mbi 8 milionë euro energji elektrike, paguan vetëm 600 mijë

Në shtatë mujorin e parë të vitit 2024, në komunat veriore, energjia e shpenzuar kap vlerën tetë milionë euro.

Ndërsa nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë kanë bërë të ditur se qytetarët kanë paguar vetëm rreth 600 mijë euro.

Sipas legjislacionit në fuqi, Elektrosever obligohet të raportoj në ZRrE të dhënat e energjisë elektrike.Sa i përket pyetjes tuaj se a janë duke u shpërndarë faturat, ju informojmë se faturat janë duke u shpërndarë sipas legjislacionit në fuqi. Sipas të dhënave, për shtatë muaj e këtij viti, janë faturuar 113,941,547 kËh, shprehur në euro 8,298,224€, ndërsa pagesa nga energjia e faturuar është 631,804€.” – kanë bërë të ditur nga ZRrE-ja

Mu më ka ardhë fatura e rrymës për banesë, e kam edhe borxhin e vjetër edhe borxhin e ri. A i keni paguar? Jo nuk kam shkuar ta paguaj se kam pasur dhimbje në këmbë.” – ka thënë një qytetar për RTK.

Lidhje me këtë janë prononcuar edhe disa qytetarë, ku njëri tha nuk ka pas mundësi me shku me pagu faturën e rrymës sepse ka pasur dhimbje në këmbë, ndërsa tjetri është shprehur se nuk i kanë ardhur faturat e rrymës.

“Te ne nuk kanë ardh fatura, as orë të rrymës nuk kemi.” – ka thënë një tjetër qytetar.

Shpërndaje në: