Bangladeshi uron 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Bangladeshi uron 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Kosova dje ka shënuar 17 vjetorin e Pavarësisë.

Në lidhje me këtë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Bangladeshit, Mohammed Shahabuddin.

Në këtë urim, Shahabuddin, vuri në dukje zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve dypalëshe midis Bangladeshit dhe Kosovës gjatë viteve të fundit, duke theksuar rritjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Presidenti Shahabuddin ka shprehur bindjen e tij se marrëdhëniet midis dy shteteve do të vazhdojnë të forcohen dhe të zhvillohen në vitet në vijim, duke kontribuar në përfitimin e ndërsjellë të qytetarëve.

Shpërndaje në: