Bandat kriminale në veriun e vendit, kryetari Izmir Zeqiri: Nëntoka e shërbimeve serbe punon akoma
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, tha se qytetarët serbë të asaj zone kanë qenë të frikësuar nga qarkullimi i bandave në atë pjesë. Por, tani tha se është situatë krejt ndryshe, anipse pohon se “nëntoka e shërbimeve serbe punon akoma”.
Ai tha se sigurinë atje nën kontroll e mban Policia e Kosovës.
“Pjesa e atyre që kanë bë një qarkullim pak më të lirshëm kanë qenë grupet e interesit që i kanë lidhë bandat – hajnitë e ndryshme, tani është situatë krejt tjetër. Nën kontroll e mban Policia e Kosovës dhe mund të themi që edhe vete pjesa e shumicës serbe që banon në ato anë, një pjesë e madhe ndjehet edhe vetë më e lirë për shkak të kalërimit të bandave të ndryshme ku janë bë vjedhje e plaçkitje të asaj pjese qytetare”, tha Zeqiri në Pressing, transmeton Express.
“Kanë qenë të frikësuar dhe kanë qarkullu andej bandat”, tha ai.
“Nuk do të thotë që s’ka mbetë element i asaj logjike të ndikuar akoma prej shërbimeve serbe, të themi në formë të padukshme. Nëntoka e shërbimeve serbe punon akoma anipse përpiqet të mos diktohet. Nuk e kanë guximin t’i bëjmë problemet që i kanë bërë”, tha më tej.