Balsami për buzë, zgjidhje për tetë probleme të tjera

Balsami për buzë, zgjidhje për tetë probleme të tjera

Funksioni primar i balsamit për buzë është që lëkurën e buzëve ta bëjë të butë dhe të kuruar, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, këtë cikërrimë kozmetike, të cilën pothuajse secila femër e mban në çantë apo në syza të tavolinës në dhomën e gjumit, mund ta përdorni edhe në 8 super mënyra të tjera!

1. Hiqeni unazën që ju shtrëngon
Me balsam lyeni lëkurën në gisht, lehtë silleni unazën dhe tërhiqeni nga maja e gishtit. Balsami do të lyejë unazën

2. Për lëkurën e plasaritur në hundë
Pasi që të shkundni fasuletën, me balsam lyeni pjesën përreth vrimave të hundës për të mos u plasaritur.

3. Kundër ndërgishteve
Çdo herë pas larjes së duarve me balsam të buzëve lyeni ndërgishtet. Balsami do të zbusë lëkurën dhe do të pengojë plasaritjen e lëkurës dhe shfaqjen e qenëzave (vallum unguis).

lip-balm-supplies

4. Kundër plagëve të shkaktuara gjatë rruajtjes
Në plagë qitni pak balsam. Ai do të ndalë gjakrrjedhjen.

5. Përmirësoni vetullat
Qitni pak balsam në gisht dhe “lyeni” vetullat. Do të ndikojë si fiksues.

6. Lyeni syzat e tavolinës
Pak balsam qitni në rrëshqitëset e syzave. Balsami do të lyejë syzat dhe do t’i mundësojë rrëshqitje të lehtë.

7. Lyeni fytin e poçit
Balsami do t’ju ndihmojë me rastin e ndërrimit të poçit.

8. Për lëkurë të thatë në bërryla
Balsamin qiteni në gisht dhe me të fërkoni bërrylat. Lëkura në këtë vend sërish do të bëhet e butë. /Telegrafi/

Shpërndaje në: