Balotelli pritet të transferohet në Zvicër, zbulohet klubi
Mario Balotelli thuhet se do t’i bashkohet skuadrës zvicerane Sion në një marrëveshje nga Adana Demirspor.
Sky Sport Italia pretendon se ‘Super Mario’ do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratën e tij me Sion sot.
AEK Athens kishte bërë gjithashtu një ofertë për të nënshkruar me ish-sulmuesin e Milanit, Brescias dhe Interit, por Balo përfundimisht zgjodhi Sionin.
32-vjeçari shënoi 19 gola në 35 paraqitje në Turqi, me trajner Vincenzo Montella, transmeton Gazeta Express.
Balotelli nuk është italiani i parë që i bashkohet Sion. Legjenda e Milanit Gennaro Gattuso gjithashtu luajti për klubin në vitin 2012, duke nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare dhe duke i dhënë fund karrierës së tij në Zvicër.
Balotelli ka shënuar 52 gola në 141 paraqitje në Serie A me Interin, Milanin dhe Brescia-n.
Periudha e tij e fundit në Itali ishte në Serinë B me Monza, kur ai shënoi gjashtë gola në 14 paraqitje në 2020-21, përpara se të transferohej te Adana Demirspor.