Balotelli i pandalshëm në Turqi, mbrëmë shënoi një supergol – katër gola në katër ndeshjet e fundit
Mario Baloteli ka rilindur sërish që pas transferimit në Turqi te skuadra e Adana Demirsporit.
Sulmuesi 31-vjeçar po kalon një formë mjaft të mirë duke u shndërruar në një përbindësh teksa ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës plot 4 herë në katër ndeshjet e fundit.
Baloteli u bë protagonist pasditen e sotme duke shënuar në fitoren 1-2 të skuadrës së tij ndaj rivalëve të Antaliasporit.
Sulmuesi italian përfitoi nga një përgjumje e mbrojtësit kundërshtar në minutën e 42-të të takimit duke kaluar në avantazh skuadrën e tij.
Adanademirspor’un golünü atan Balotelli’nin golü atarkenki rakibi çekişini VAR görecek mi ? pic.twitter.com/a9iGZsNq47
— Beşiktaş’lı Bugs ? (@Bugsfuckingg) October 1, 2021
Një rilindje kjo për 31-vjeçarin që po kalon një formë mjaft të mirë, atëherë kur të gjithë u habitën me vendimin e tij për tu transferuar në Turqi.