Balluket, trendi më IN i momentit: ja të gjitha modelet që do të bëjnë namin këtë vit
Stina e dimrit është periudha më e mirë për të prerë flokët me balluke. Ndonëse viti 2019 riktheu këtë model flokësh, balluket kanë qenë gjithnjë modeli më i parapëlqyer në këtë kohë. Kushtet atmosferike këtë periudhë favorizojnë mbajtjen e ballukeve dhe Living do të përmbledhë në fotogalerinë e mëposhtme të gjitha modelet IN.
Nëse ndryshimi në pamjen e jashtme, ka qenë një nga qëllimet që i keni vendosur vetes për këtë vit të ri, le të jenë balluket ato që transformojnë pamjen tuaj.
Një prerje e tillë i shton finesë fytyrës së një femre, e njësoj si një bizhuteri që e vendos dhe e përshtat me veshje të ndryshme dhe balluket i stilon sipas dëshirës, por e rëndësishme është të zgjidhni modelin e duhur sipas formës së fytyrës (klikoni këtë link). Në fund të fundit balluket i përshtaten të gjitha formave të fytyrës, gjatesisë së flokut dhe stileve të ndryshme. Fotogaleria e mëposhtme do t’ju frymëzojë