Ballon d’Or me një dhuratë të veçantë për fituesin e sotëm – veç një kësi ore në botë
Duket se Ballon d’Or do të nderojë maksimalisht fituesin e sotëm.
Lojtari më i mirë në botë për vitin 2021, përveç çmimit të përhershëm Ballon d’Or, do të ketë edhe një dhuratë speciale.
Brendi i njohur, Purnell, ka prodhuar një orë të veçantë, vetëm një, unike në botë, dhe atë orë do ta marrë fituesi i Topit të Artë sonte, përcjell Periskopi.
Një fakt i tillë rritë dyshimet në mos Messi është fituesi i sotëm, pasi në këtë nivel nuk mund të nderohet dikush që fiton çmimin për herë të parë.
Kjo dhuratë do të ishte më e përshtatshme për dikë që fiton trofeun për herë të shtatë – që bën diçka historike. /Periskopi/