Ballkani shpërblehet me 80 mijë euro pasi u shpall kampion i Kosovës
Ballkani e shkroi historinë së fundmi duke u shpallur për herë të parë kampion i Kosovës në futboll.
Therandasit ishin dominues absolutë të ligës elitare të futbollit kosovar dhe në fund festuan me plot meritë.
Ata e mbyllën sezonin me 76 pikë nga 36 ndeshje të zhvilluara, duke i lënë prapa dy ekipet gjilanase, Drita dhe Gjilani.
E tash, është koha për ta shpërblyer ekipin Portokalli.
Komuna e Suharekës ka marrë vendim që klubit t’ia ndajë një shpërblim prej 80 mijë eurosh.
Ballkani njëherësh do të shpërblehet edhe nga UEFA që u shpall kampion dhe për pjesëmarrjen historike në Ligën e Kampionëve.
Kjo Komunë do ta shpërblejë edhe klubin e basketbollit Golden Eagle Ylli nëse shpallet kampion i Kosovës.
Therandasit janë treguar mjaft të fortë këtë vit në dy sportet kryesore në vend, në futboll dhe në basketboll.