Ballkani shpallet klubi më i mirë i vitit 2024 – Ilir Daja merr çmimin si trajneri më i mirë

Ballkani shpallet klubi më i mirë i vitit 2024 – Ilir Daja merr çmimin si trajneri më i mirë

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) bëri sot (e premte) në një ceremoni ndarjen e çmimeve “Laureatët e Vitit 2024”.

Pas një viti të jashtëzakonshëm klubi i Ballkanit është shpërblyer me çmimin prestigjioz “Klubi më i mirë i vitit 2024”, pas triumfeve të mëdha duke fituar si kampionatin ashtu edhe Kupën e Kosovës gjatë këtij viti.

Përveç klubit, u nderua edhe Ilir Daja i cili fitoi çmimin si trajneri më i mirë i vitit, teksa kujtojmë që kohë më parë ai u largua nga therandasit dhe tashmë po drejton Dinamon e Tiranës në Shqipëri.

Shpërndaje në: