Ballkani shkarkon Bledi Shkëmbëin pas humbjes shokuese kundër Arbërisë

Ballkani shkarkon Bledi Shkëmbëin pas humbjes shokuese kundër Arbërisë

Ballkani ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin Bledi Shkëmbi, i cili ia minimizoi gjasat skuadrës nga Suhareka për titull sot, pas humbjes 3-2 nga Arbëria.

Kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në përfundim të sezonit, Ballkani grumbullon 67 pikë, pesë më pak se lideri Prishtina, shkruan Periskopi.

E kjo ishte e tepërt për kryesinë e Ballkanit, e cila e ka shkarkuar atë menjëherë.

“Njoftim për Opinionin futbolldashës,

Pas rezultateve te dobëta, sidomos ne 2 ndeshjet e fundit, klubi ka marr vendim të ndërpres bashkëpunimin me trajnerin Bledi Shkembi. E falënderojmë për punën e palodhshme dhe suksese ne te ardhmen”, thuhet në njoftim.Shkëmbi ishte emëruar trajner i Ballkanit më 27 dhjetor, duke e zëvendësuar trajnerin Ismet Munishi, të cili po ashtu klubi i Ballkanit kishin shkarkuar edhe pse skuadra ishte në pozitën e parë.Para Ballkanit, klubi i fundit të cilin e kishte drejtuar Shkëmbi ishte KF Teuta në Shqipëri, ndërsa në Kosovë kishte drejtuar KF Lirinë e Prizrenit.Ballkani me humbjen e sotme, renditet në pozitën e tretë me 69 pikë, pesë pikë më pak se sa liderja Prishtina që mban pozitën e parë me 72 pikë, kur kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u zhvilluar.Humbja nga Arbëria ishte e dyta me radhë, pas asaj nga Drenica në xhiron e kaluar

Shpërndaje në: