Ballkani regjistron fitore të madhe kundër Llapit
Ballkani ka regjistruar një fitore tejet të rëndësishme 1-0 kundër Llapit.
Goli i shënuar nga Blend Baftiu mund të jetë edhe ai i titullit fitues për skuadrën nga Suhareka, raporton lajmi.net.
Ballkani mund të shfrytëzojë humbjen e Dritës ndaj Prishtinës dhe tani së fundmi barazimin ndaj Besës, për t’u shpallur kampion.
Në këtë ndeshje u pa edhe një përleshje e ashpër mes futbollistëve, ku Kushtrim Gashi (Ballkani) dhe Ahmed Januzi (Llapi) janë ndëshkuar me të kuq.
Klubi i Llapit ka reguar përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook, duke thënë: “Nuk e dimë a jemi në Suharekë apo në Serbi”.
Me këtë fitore Ballkani tani është në kuotën e 67 pikëve, një më shumë sesa Prishtina (66) dhe dy më shumë se Drita (65).