Ballkani – Prishtina: Ata që nuk e shikuan pjesën e parë, janë me fat
Ballkani dhe Prishtina aktualisht janë duke matur forcat në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Dy skuadrat e pjesës së epërme të tabelës, teksa zënë pozitat katër respektivisht pesë, po ndeshen në Suharekë, shkruan Periskopi.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin e njejtë, ashtu edhe siç filloi, zero me zero, apo pa gola.
Ndër të tjerash… asgjë, vetëm po shkruajmë diçka sa për të dalë teksti pak më i gjatë sepse ashtu e kërkon rregullorja redaktoriale.
Ju që e lexoni, ju lutem mos e raportoni tek eprorët e Periskopit këtë lajm, pasi ndeshja ishte shumë e mërzitshme dhe nuk kishim çka të shkruanim më gjatë.
Oh, në fakt për pak të harrojmë… Prishtina po luan me një lojtar më pak nga minuta e 29-të, pas përjashtimit të Guathier Mankenda.
Nuk është aq keq, një artikull mjaft dinjitoz doli, dorën në zemër. /Periskopi.com/