Ballkani pëson në fund, luan baras me Cluj në “Fadil Vokrri”

Ballkani pëson në fund, luan baras me Cluj në “Fadil Vokrri”

Ballkani ka nisur me barazim aventurën në “Conference League”.

Skuadra kosovare pas arritjes historike të kualifikimi në garën evropiane, ka barazuar ndeshjen e parë të fazës së grupeve në stadiumin “Fadil Vokrri“.

Kampioni i Kosovës luajti ndaj Cluj me rezultat  1-1.

Ballkani ishte skuadër më e mirë në fushë duke e kontrolluar ndeshjen me anë të posedimit të topit.

Golin e parë të takimit e shënuan ekipi nga Suhareka me kapitenin, Armend Thaqi.

Thaqi gjeti golin pas një goditje të fortë në zonën e 16’metërshit te kundërshtari në minutën e 65’të të takimit.

Krejt në fund, në minutën 90+1 të takimit, Yuri Matias realizoi golin e barazimit pas një tollovie në zonën e Ballkanit.

Ja goli i Thaqit:

Shpërndaje në: