Ballkani nuk ka çfarë të humb, sot luan shansin e fundit ndaj Dinamo e Zagrebit
Dinamo e Zagrebit do të mirëpresë Ballkanin në stadiumin “Maksimir” për ndeshjen e fundit të grupeve të UEFA Europa Conference League të enjten (14 dhjetor, ora 21:00).
Skuadra vendase po hyn në lojë pas një fitoreje të ngushtë 1-0 ndaj Rudes në HNL kroate të shtunën. Goditja e Sandro Kulenovic në minutën e 76-të bëri diferencën mes dy palëve.
Dinamo e Zagrebit aktualisht është në një seri prej pesë ndeshjesh të pamposhtur në të gjitha garat, duke fituar secilën nga katër të fundit. Ata kanë fituar tetë nga nëntë ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi.
Ballkani, ndërkaq, ka pësuar disfatë 5-3 si mysafir nga Llapi në Superligën e Kosovës. Humbja e parë e skuadrës në kampionat për këtë sezon. Hamdi Namani dhe Muhamet Hyseni shënuan nga dy gola për ta udhëhequr ekipin e tyre drejt fitores, teksa realizoi edhe Ahmed Januzi. Për Ballkanin shënuan Albin Berisha, dy gola, dhe Nazmi Gripshi.
Skuadra nga Theranda synon të shmangë humbjen e ndeshjeve të njëpasnjëshme për herë të parë që nga marsi.
Ballkani i Ilir Dajës do ta kthejë fokusin përsëri te Evropa ku në ndeshjen e fundit u mundën 1-0 në shtëpi nga Viktoria Plzen. Ndeshja e fundit e Dinamo Zagrebit në Conference League ishte një fitore 2-0 jashtë fushe ndaj Astana-s.
Fitorja i la kroatët në vendin e dytë në Grupin C me gjashtë pikë pas pesë ndeshjesh. Ballkani është në fund të renditjes me katër pikë.
Kujtojmë se Ballkani fitoi 2-0 në shtëpi në ndeshjen e parë ndaj Dinamo Zagrebit.
Për të kaluar në raundin tjetër të Conference League, Ballkani duhet të fitojë ndaj Dinamos dhe të shpresojë se takimi Viktoria Plzen – Astana të përfundoi në barazim ose me fitoren e çekëve.
Një statistikë interesante është se katër nga pesë ndeshjet e fundit të Dinamo-s në të gjitha garat kanë dëshmuar më shumë gola të shënuar në pjesën e dytë sesa në të parën. Ballkani ka shënuar të paktën dy gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit konkurruese.