Ballkani mposhtet nga Slavia Praha, kthehet në Kosovë me kokën lartë
Ka përfunduar ndeshja mes Slavia Pragës dhe Ballkanit.
Rezultati përfundimtar ishte 3 me 2, atje ku skuadra kosovare pati një paraqitje fantastike.
Të drejtuarit e Ilir Dajës treguan karakter të fortë, madje dy herë ishin në avantazh duke i dhënë futbollit kosovar një imazh të mrekullueshëm në Evopë.
Ermal Krasniqi dhe Meriton Korenica shënuan golat për skuadrën tonë, por një autogol i Frashërit dhe golat e Olayinkas dhe Masopust i dhanë fitoren vendasve.
Në fund të ndeshjes, Astrit Thaqi u ndëshkua me karton të kuq dhe do të mungojë në ndeshjen e ardhshme.