Ballkani mposhtet në “Fadil Vokrri” nga Slavia Praga – Eliminohet nga Conference League

Ballkani mposhtet në “Fadil Vokrri” nga Slavia Praga – Eliminohet nga Conference League

Ballkani ka pësuar humbje sot në “Fadil Vokrri” ndaj Slavia Prague.

Kampioni në fuqi i Kosovës u mposht me rezultat minimal 0-1.

Ballkani e nisi mirë duelin me duke rrezikuar me minutat e para të duelit.

Rastin e mirë e pati Meriton Korenica, por goditjen e tij ndali portieri i Slavia Pragës, kurse nga topi i kthyer Ermal Krasniqi nuk përfitoi në kohë.

Krasniqi pretendoi edhe për një ndërhyrje në të duke aluduar për penallti, por gjyqtari nuk mendoi njëjtë.

Krasniqi pati edhe rastin e artë në minutën e 45+2 të realizonte nga një kundërsulm të shpejtë, por goditja e tij shkoi anash portës së kundërshtarit.

Në pjesën e dytë mysafirët ishin më kërkues duke gjetur edhe rrugën drejt golit.

Lingr ishte realizatori i vetëm i këtij dueli.Lingr u gjet më së miri në zonën e skuadrës kosovare për të shfrytëzuar harkimin e Jurasek në minutën e 75’të të duelit.

Pas kësaj humbje Ballkani është e fundit në grup me 4 pikë, nga 7 kanë Cluj dhe Slavia Prague, kurse lideri Sivasspor ka 10 pikë.

Shpërndaje në: