Ballkani mbanë kreun e tabelës pas barazimit me Dritën, Gjilani pa gola me Prishtinën
Kanë përfunduar dy ndeshjet e radhës të xhiros së 24’të në Superligën e Kosovës në futboll.
Në ndeshjen e parë të ores 13:00 mes FC Ballkanit dhe Dritës pamë spektakël të vërtetë por që skuadrat barazuan në 1:1, shkruan Periskopi.
Për Ballkanin shënoi Kuc në minutën e 17’të të takimit, më të barazuar më pas rezultatin skuadra e Dritës në minutën e 36’të të duelit me Vitijan.
Ndërkaq takimi i dytë mes Gjilanit dhe Prishtinës përfundoi pa gola në 0:0.