Ballkani lider i Superligës pas fitores kundër Dritës

Ballkani lider i Superligës pas fitores kundër Dritës

Trepça ’89 dhe Ballkan zhvilluan takimin e vlefshme për javën e 26-të në Superligën e Kosovës.

‘Minatorët’ ishin nikoqir të ‘Gjebrailave’, nga të cilët u mposhtën me rezultat 2-0.

Rezultatin e takimit e zhbllokoi Mirlind Daku, i cili arriti ta realizonte golin e 26’të personal këtë sezon.

Kurse, golin e dytë e shënoi Arbër Hoxha.

Ndryshe, ekipi i Bledi Shkëmbit vjen në këtë ndeshje pas barazimit në shtëpi ndaj Dritës.

Ballkani me këtë fitore barazon pikët me Dritën, ndërsa Trepça 89 mban pozitën e gjashtë me 32 pikë.

Kujtojmë se, “Minatorët” së fundmi zyrtarizuan edhe dy transferime nga Afrika e Jugut. /Insporti.

Shpërndaje në: