Ballkani kërkesë FFK-së që të mos e angazhojë gjyqtarin Murtezi në ndeshjet e saj, kërcënon me pezullim
Skuadra e Superligës, Ballkani, ka bërë një kërkesë FFK-së për ndryshimin e gjyqtarëve të deleguar ne ndeshjet ku luajnë ata.
Ballkani kishte bërë disa herë kërkesë për FFK-në që gjyqtarët si, Shpëtim Murtezi të mos ndajnë drejtësinë në ndeshjet ku merr pjesë skuadra nga Suhareka, transmeton lajmi.net.
Sipas klubit nga suhareka, Murtezi i kishte dëmtuar disa herë në ndeshjet ku kishte ndarë drejtësinë, e fundit ishte në ndeshjen e Kupës së Kosovës ndaj Llapit.
Ballkani deklaroi se ekziston mundësia që të bojkotohet edhe ndeshja nëse ky gjyqtar delegohet në ndeshjet e tyre, pasi ai është një person i padëshiruar në Suharekë.
Suharekasit bënë publik lajmin përmes llogarisë zyrtare në Facebook, më poshtë mund ta gjeni postimin e plotë të Ballkanit.