“Ballkani ishte surpriza e këtij grupi”

“Ballkani ishte surpriza e këtij grupi”

CFR Cluj po e pret me padurim dhe me entuziazëm përballjen me Ballkanin.

Skuadrat do të ballafaqohen mes vete të enjten në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Ekipi rumun e kërkon kualifikimin në fazën tjetër përmes duelit me kampionin e Kosovës.

Por, kundërshtari i radhës i ekipit Portokalli e di se s’do të ketë punë të lehtë.

Madje, rumunët e konsiderojnë Ballkanin si befasi të këtij grupi, para duelit në “Pro Arena”.

“Shansi ynë i vetëm është të fitojmë. Por, Ballkani e ka një skuadër që i ka shënuar 6 gola në udhëtim, me Sivassporin dhe Slavian. Është e qartë se do të jetë shumë e vështirë për ne. Të enjten e kemi mundësinë të shkojmë në pranverën evropiane. Do të ishte një sukses material dhe futbollistik. Ballkani është surpriza e këtij grupi”, deklaroi trajneri i Clujit, Dan Petrescu.

Mediumi rumun, “sport.ru” e përmend edhe faktin se Ballkani i ka shtyrë tri ndeshje kampionale, vetëm për të qenë i fokusuar në garat evropiane, por që për momentin gjendet në vendin e fundit në grup.

Ndeshja e parë mes Ballkanit dhe Clujit, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kishte përfunduar baras, 1:1.

Shpërndaje në: