Ballkani fiton pa telashe ndaj Malishevës
Ballkani ka marrë një tjetër fitore në Superligën e Kosovës.
Skuadra kampione në fuqi, Ballkani ka mposhtur Malishevën me rezultatin 2:3, shkruan lajmi.net.
Mysafirët e gjetën veten në disavantazh qysh në minutën e 1’, kur Agon Xhaka kaloi Malishevën në epërsi.
Mirëpo, kampionët reaguan qysh në pjesën e parë. Në minutën e 44’, Krasniqi gjeti golin për 1:1.
I njëjti shënoi golin e përmbysjes, kur në minutën e 57’ shënoi për 1:2.
Golin e tretë për Ballkanin e shënoi Meriton Korenica, në minutën e 74’, kure rezultati final u vendos nga Maliqi në minutën 90+3′, i cili shënoi për 2:3.
Me këtë fitore, Ballkani shkoi në kuotën e 15 pikëve në pozitën e dytë, me dy pikë më pak sesa Drita që ka një lojë më shumë. Drita sonte luan ndaj Prishtinës.
Malisheva mbetet në pozitën e tetë në tabelë, me shtatë pikë