Ballkani fiton minimalisht ndaj Dukagjinit

Ballkani fiton minimalisht ndaj Dukagjinit

Ballkani ka shënuar edhe fitoren e dytë në Superligën e Kosovës.

Kampioni në fuqi mposhti Dukagjinin në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën nga Suhareka e shënoi mesfushori, Qëndrim Zyba, në minutën e 36-të.

Ballkani pas kësaj fitore ka gjashtë pikë dhe renditet i treti në tabelë, por me dy ndeshje më pak.

Ndërsa, Dukagjini është i fundit me vetëm një pikë.

Shpërndaje në: