Ballkani fiton kundër Prishtinës
Pikë së pari, kërkojmë falje për titullin e mërzitshëm që nuk ka kurrfarë vlere klikimi, por na u desh të reagonim me shpejtësi pas asaj që ndodhi sot në Suharekë.
Ballkani ka fituar me rezultat 2-0 kundër Prishtinës në Suharekë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superligës së Depresionit… na falni, Kosovës.
Golat që ia vulosën tri pikë Ballkanit i shënuan Solomon 59′ dhe Krasniqi 72′.
Prishtina mbeti me një lojtar më pak në fushë. Guathier Mankenda ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të rrezikshme në Solomon dhe përjashtohet nga loja.
Pas kësaj fitoreje, Ballkani mbetet në pozitën e parë me 21 pikë, ndërsa Prishtina në vendin e pestë me 13 pikë.