Ballkani e fiton ndeshjen e parë kundër Santa Colomas në mënyrë dramatike me golin e Karricës në fund të ndeshjes
Skuadra e Ballkanit ka fituar sot ndaj Santa Colomas me rezultatin 1:2.
Ekipi i Ilir Dajës ia nisi mbarë aventurës në fazën e parë kualifikuese për Ligën e Kampionëve.
Heroi i Ballkanit sot ishte padyshim sulmuesi Bernard Karrica, i cili realizoi eurogol në minutat e fundit të lojës, për të siguruar fitoren e ekipit të Dajës.
Kujtojmë se Ballkani ishte duke humbur 1-0, por në fund me golat e Emërllahut e Karricës, ia doli të fitoj ndeshjen e parë.