Ballkani dhe Suhareka sigurojnë gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës
Skuadra e Ballkanit e ka prekur gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futboll.
Therandasit kanë triumfuar në derbi ndaj Malishevës vendase me rezultatin 0:3.
Ekipi portokalli ishte dominues në pjesën e parë, me ç ‘rast arritën të realizojnë dy gola.
Zhvillohej minuta e 25-të kur mysafirët kaluar në avantazh. Pas një aksioni bukur të ndërtuar, sulmuesi Danfa nuk e pati të vështirë ta dërgojë topin në port për 0:1.
Një minutë pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë, Nazmi Grifshi dyfishoi rezultatin, pasi u ndihmua nga një devijim i topit nga mbrojtësit vendas.
Edhe pjesën e dytë, Ballkani e nisi fuqishëm. Pesë minuta nga fillimi i saj, sërish Gripshi realizoi, këtë herë një super gol për 0:3 dhe rezultatin final.
Në gjysmëfinale do të jetë edhe Suhareka, e cila si mysafir eliminoi Vjosën me shifrat 0:1.
U desh të pritej minuta e 80-të për të parë golin në këtë ndeshje.
Pas një harkimi në zonë, më të miri u gjend Mevlan Zeka, i cili me kokë e dërgoi topin në rrjet për 0:1 dhe për rezultatin final.
Ballkani e Suhareka i bashkangjitën Prishtinës e Dritës në katërshen gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës në futboll.