Ballkani bën hapin e madh – Mposhtë skuadrën La Fiorita në Conference League

Ballkani bën hapin e madh – Mposhtë skuadrën La Fiorita në Conference League

Skuadra e Ballkanit ka arritur një fitore të thellë në Conference League ndaj ekipit të La Fioritas.

Ballkani ka triumfuar ndaj La Fioritas me rezultatin e thellë 4-0.

Kampioni i Kosovës nga minuta e parë ishte ekip më i mirë në fushë dhe rrezikoi shumë herë portën e kundërshtarëve.

Golin e parë në këtë ballafaqim e ka shënuar mesfushori, Meriton Korenica pas vetëm gjashtë minutave lojë.

Goli i dytë në këtë ballafaqim erdhi nga sulmuesi Albion Rrahmani, i cili shënoi pas 23 minutave lojë – pas asistimit të Astrit Thaqit.

Pjesa e parë e rezultatit u mbyll me rezultatin 0:2.

Në pjesën e dytë, Albion Rrahmani shënoi sërish, kësaj radhe pas asistimit të Meriton Korenicës.

Nuk vonoi shumë dhe Ballkani gjeti edhe golin e katërt. Pas 70 minutave lojë, zëvendësuesi, Albin Berisha shënoi për ta vulosur rezultatin final 0:4.

Ballkani kishte shumë mundësi shënimi ndaj ekipit të La Fioritas, por shpërdoroi disa mundësi me Nazmi Gripshin, Lumbardh Dellovën, Liridon Emërllahun e Ermal Krasniqin.

Ndeshja e kthimit zhvillohet në Prishtinë me 26 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Shpërndaje në: