Ballkani arrin në Prishtinë: Mbrëmë u kthyen urgjentisht në Pragë pasi aeroplanit iu plasarit xhami

Ballkani arrin në Prishtinë: Mbrëmë u kthyen urgjentisht në Pragë pasi aeroplanit iu plasarit xhami

Stafi dhe lojtarët e Ballkanit kanë mbërritur në aeroportin “Adem Jashari”, pasi u nisën nga Praga në orën 08:30, njofton Klankosova.tv.

Ekipi mbërriti pa probleme në nisjen e dytë, pasi që mbrëmë u detyruan të kthehen për shkak të një incidenti në aeroplan, ku xhami i përparmë u plasarit.

Suharkasit po ktheheshin nga Praga, pas ndeshjes që zhvilluan me Slavia Praga në Conference League, ku humbën me rezultat të ngushtë, 3-2.

Shpërndaje në: