Ballisti nuk e zgjat shumë në urimin për ditën e Pavarësisë së Kosovës
Shteti i Kosovës po feston sot 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Për festen e 17 shkurtit, vendi jonë është uruar në mënyra të ndryshme nga shumë sportistë e tifozë.
Një urim special Kosovës ia ka bërë edhe tifozi i kombëtares shqiptare, Ismail Morina, apo i njohuri ndryshe ‘Ballisti’.
“Urime Kosovë, u bëfsh Shqipëri!”, ka shkruar Ballisti në llogarinë e tij zyrtare në facebook.
Më poshtë keni postimin e njeriut, i cili u bë i njohur me dronin që e lëshoi me flamurin e Shqipërisë së madhe midis stadiumit në Beograd, në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.