Ballistët pas bashkimit me Dardanët: Kemi lindur për t’i shërbyer shqiptarisë

Ballistët pas bashkimit me Dardanët: Kemi lindur për t’i shërbyer shqiptarisë

Para disa orëve u njoftua që tifozët nga Tetova, Ballistët do të jenë së bashku me ata të Kosovës në ndeshjen kundër Maqedonisë.

Ballistët me një shkrim të veçantë kanë njoftuar që do ta përkrahin Kosovën në këtë ndeshje.

“Ne kemi lindur për t’i shërbyer shqiptarisë” thanë ky tifo grup.

Kosova do të përballet me Maqedoninë në muajin mars, ndeshje që do të jetë e vlefshme për kualifikimet Euro2020.

Postimi i plotë:

OBLIGIM KOMBËTAR PËRKRAH VËLLEZËRVE SHQIPTARË!

Nuk mund askush ti ndaloj ndjenjat e hiç më pak të harroj dhe të shkeli amanetin e lashtë, se VËLLAU është për VËLLANË !

Vëllezër jemi edhe ne këtu në Tetovë dhe me të gjithë anembanë!

PO për KOSOVËN/DARDANINË tonë SHQIPTARE, kundër sllavëve!

BALLISTËT me të gjitha forcat drejt Shkupit, në arenën ADEM JASHARI!

NE KEMI LINDUR PËR TI SHËRBYER SHQIPTARISË.

Shpërndaje në: