Bale magjik, shpartallon Turqinë me dy asistime dhe ia siguron fitoren Uellsit

Bale magjik, shpartallon Turqinë me dy asistime dhe ia siguron fitoren Uellsit

Ka përfunduar takimi ndërmjet Turqisë dhe Uellsit.

Kombëtarja e Turqisë dhe ajo e Uellsit janë përballur në Baku të Azerbeigjanit në kuadër të Grupit A të “Euro 2020”.

Turqia pati disa raste të mira në pjesën e parë, por edhe Uellsi ishte i rrezikshëm me kundërsulme.

Pavarësisht posedimit të topit nga ana e turqve, Uellsi arriti të shënojë.

Ishte Gareth Bale i cili me një asistim nga pothuajse 40 metra e pa vrapimin e Ramseyt që la të fjetur mbrojtjen turke.

Ramsey shënoi gol në min 42′, për ti dhënë avantazhin Uellsit. Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Uellsit.

Në pjesën e dytë, Turqit patën iniciativën e plotë, por Uellsi prapë rrezikoi përmes kundërsulmeve.

Në fakt në min 60′ u akordua penalti për Uellsin, të cilën e humbi Gareth Bale.

Por pas sulmeve të pareshtura të Turqisë, Uellsi arriti të shënojë prapë.

Ishte futbollisti Roberts i cili shënoi gol në min 90+5 për të dyfishuar avantazhin.

Rezultati përfundimtar, Turqia 0-2 Uellsi.

Shpërndaje në: