Bakteret në dhëmbë mund të shkatërrojnë qelizat e trurit

Bakteret në dhëmbë mund të shkatërrojnë qelizat e trurit

Duket se larja e dhëmbëve nuk është vetëm një proces që ka të bëjë me mbrojtjen e tyre, por sipas studimeve të fundit edhe për parandalimin e sëmundjes së demencës, e cila shfaqet me kalimin e moshës.

Studiuesit janë shprehur se Bakteret “gingivitis“, të cilat gjenden në pjesën e gojës dhe të fytit dhe mund të depërtojnë deri në tru dhe shkatërrojnë qelizat nervore dhe mund të shkaktojnë edhe alzheimer.

Ekziston një lidhje mes infeksioneve në mishin e dhëmbëve dhe Alzheimerit.

“Sa më keq apo më shpesh të harrohet larja e dhëmbëve, aq më i madh është rreziku që më të vonë të harrosh vërtet shumë. Pllakëzat që krijohen në dhëmbë nga mospastrimi i rregullt përmbajnë baktere që mund të depërtojnë në tru, baktere që mund të depërtojnë në tru, ku prodhojnë një proteinë, e cila dëmton nervat”, -thotë studiuesi Piotr Mydel.

Bakteret ‘gingivitis’ rrisin rrezikun e sëmundjeve neurodegjenerative.

Shpërndaje në: