Bakayoko reagon pas thirrjeve raciste të tifozëve të Lazio – nuk ka përmirësime te tifozët e Serie A
Mesfushori i Milan, Tiemoue Bakayoko, ka dhënë disa komenteve pas ngjarjeve aspak të hijshme mbrëmë.
Tifozët e Lazios bënin thirrje raciste në drejtim të Bakayoko dhe Franck Kessie, në fitoren e Milan në ‘San Siro’.
“Faleminderit për pritjen e ngrohtë ‘Rossoneri’. Për fat të keq u lëndova në debutim por pjesa më e rëndësishme është tre pikëshi për skuadrën”, ka shkruar Bakayoko në ‘Instagram’, përcjell Periskopi.
“Dhe për disa tifozë të Lazios dhe thirrjet e tyre raciste ndaj meje dhe vëllait tim Kessie, ne jemi të fortë dhe krenarë për ngjyrën e lëkurës sonë. Kam besimin në klubin tonë se do t’i identifikojnë ata”, ka shtuar mesfushori.
Thirrjet e tifozëve të Lazios vinin në momentin kur Bakayoko përgatitej për inkuadrim në lojë. /Periskopi/