Bajrami: VV-së nuk po i konvenon Kuvendi, si opozitë hidhnin gaz lotsjellës, tash nuk marrin pjesë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe nënkryetare e partisë Hykmete Bajrami, ka thënë se partisë në pushtet, Vetëvendosjes, nuk po i konvenon Kuvendi.
‘’Me gjasë atyre (Lëvizjes Vetëvendosje), nuk po iu konvenon Kuvendi as kur kanë qenë në opozitë, sepse nuk na linin në që të punojmë, dhe nuk është duke iu përshtatur as tani që janë në qeveri”, ka thënë Bajrami në Rubikon të Klan Kosovës.
Tutje Bajrami ka thënë se VV-së të cilës qytetarët iu dhanë 51 për qind të votave, sot shohin pamje mjeruese në tri seancave të fundit në Kuvend.
“Këto nuk janë të vetmet seanca. Kemi pasur gjatë kësaj legjislature edhe seanca të tjera të cilat janë braktisur prej shumicës parlamentare”.