Bajrami thotë se Murati e demantoi Kurtin për numrin e të punësuarve: A po e shihni që këta bijnë vetë në kazanin e propagandës

Bajrami thotë se Murati e demantoi Kurtin për numrin e të punësuarve: A po e shihni që këta bijnë vetë në kazanin e propagandës

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka publikuar kundërthëniet mes kryeministrit, Albin Kurti dhe ministriti të Financave për numrin e të punësuarve në Kosovë.

Bajrami ka thënë se Murati e ka demantuar Kurtin për numrin e të punësuarve.

“Dje në seancë doli Albin Kurti dhe tha ”Në Mars të vitit 2021 kur ne e kemi marrë mandatin kanë qënë 350 mijë të punësuar”. Vetëm pas disa orëve doli Hekurani dhe tha ”Në fund të vitit 2019 kanë qënë 363 mijë të punësuar”.” – ka shkruar ajo në Facebook.

Shkrimi i saj:

Veç dëgjoni:

Këta s’ka nevojë me i dëmantu askush, mjafton me i dëgju dhe këta e dëmantojnë vetën.

Dje në seancë doli Albin Kurti dhe tha ”Në Mars të vitit 2021 kur ne e kemi marrë mandatin kanë qënë 350 mijë të punësuar”.

Vetëm pas disa orëve doli Hekurani dhe tha ”Në fund të vitit 2019 kanë qënë 363 mijë të punësuar”.

Ndërsa të gjitha të dhënat dhe raportet zyrtare, që të gjitha tregojnë që në kohën e pandemisë janë formalizu rreth 10 mijë vende pune.

Cilit me i besu?

A po e shihni që këta bijnë vetë në kazanin e propagandës, ku po mundoheni t’i fusin të tjerët.

Mjaftë!

Shpërndaje në: