Bajrami: RTK nuk e transmeton drejtpërdrejt seancën, kjo është kapje e institucioneve
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi Radio Televizioni i Kosovës nuk e ka transmetuar drejtpërdrejt seancën e jashtëzakonshme të Kuvendi.
Bajrami, përmes një fotografie të publikuar në Facebook e ka vlerësuar si ‘’kapje e institucioneve’’ nga Qeveria.
Reagimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të këtij vendi,
Derisa në Kuvendin e Kosovës po mbahet senacë për shlyerjën e paligjshme të borxheve të ambalazhusëve të ujit RTK 1, televizioni publik që financohet nga taksat e qytetarëve ka këtë pamje.
Kjo është kapja e institucioneve, kundër të cilës janë zgjedhjet e 9 shkurtit.