Bajrami pyet Kurtin: Ministri juaj para disa ditëve dha qindra e mijëra euro për OJQ-në që e ka themelu vetë, çka mendon për këtë?

Bajrami pyet Kurtin: Ministri juaj para disa ditëve dha qindra e mijëra euro për OJQ-në që e ka themelu vetë, çka mendon për këtë?

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit Kurti ku ky i fundit lavdoi Ministrinë e Kulturës për punën e saj.

Bajrami përmes një postimi në Facebook ia ka kujtuar Kurtit skandalin e fundit të ministrit Hajrullah Çeku, ku para disa ditëve dha 257 mijë mijë euro OJQ-së që vet është themelues i saj.

“Kryeminister, se buxheti është rritë për kulturë e dëshmon edhe fakti që ministri juaj para disa ditëve dha qindra e mijëra euro për OJQ-në që e ka themelu vetë dhe për atë të motrës së deputetit të LVV-së”, shkroi znj. Bajrami.

Ndër të tjera, deputetja e LDK-së i drejtohet Kurtit me fjalët; para se të na lavdërohesh për namin që keni lanë në kulturë na trego fillimisht qendrimin tuaj lidhur me shpërndarjen e fondeve nga ana e Hajrullah Çekut se paku në dy raste?

Postimi i plotë:

Pasi u pezullua fillimisht, Ministria e Hajrulla Çekut aprovon sërish dhënien e tenderit rreth 5 milionë euro më shumë se vlera e parashikuar

Shpërndaje në: