Bajrami pyet Çekun: Cilat janë janë efektet e 50.4 milionë eurove subvencione që kjo ministri ka shpërndarë për tri vite?

Bajrami pyet Çekun: Cilat janë janë efektet e 50.4 milionë eurove subvencione që kjo ministri ka shpërndarë për tri vite?

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajruah Çeku lidhur me investimet kapital të kësaj qeverie, raporton Periskopi.

Bajrami numëroi Lavdim e Qeverisë për punën e ministrit Çeku ku tha se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sipas raportit të auditimit (2023),  për 3 vite 2021-2023 ka shpenzuar vetëm 25.8 milionë euro për investime kapitale ndërsa ka shpenzuar 50.4  milionë euro për subvencione.

Postimi i plotë i Bajramit:

”Lavdi i qeveritarëve për punën e ministrit Çeku”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sipas raportit të auditimit (2023),  për 3 vite 2021-2023 ka shpenzuar vetëm 25.8 milionë euro për investime kapitale ndërsa ka shpenzuar 50.4  milionë euro për subvencione.

E vërtetë që investimet kapitale krijojnë vende pune dhe efekte multiplikuese në ekonomi, POR është e nevojshme me tregu çka kanë kriju dhe cilat janë efektet e 50.4 milionë eurove subvencione që kjo ministri ka shpërndarë për tri vite.

Për shpërndarje të këtyre subvencioneve ka shumë gjasa që është përdorë formula e granteve në bujqësi. Duke marrë parasysh se gjatë verës ka pasë disa raportime është mirë që këto subvencione të trajtohen seriozisht. Kush i mori dhe për çka?

Shihni raportin e auditimit faqe 24.

https://zka-rks.org/Reports/ReportDetails?reportId=4884

PS. Mos të harrojmë buxhetin nuk e ka sjellë LVV me veti kur ka ardhë në pushtet, janë tatime e taksa që i kanë pagu qytetarët.

Shpërndaje në: