Bajrami për kurrikulën për edukim seksual: Kurti e Nagavci duhet të ndëshkohen me votë për këtë skandal
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka dalë kundër kurrikulës për Edukim Seksual dhe Shëndet Riprodhues, duke e quajtur skandal të Qeverisë Kurti.
Bajrami ka thënë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk duhet të jetë pjesë e institucioneve dhe duhet të “shkojë në shtëpi”.
Ndërsa për Kurtin, Bajrami ka thënë se ai duhet të kërkojë falje familjeve kosovare për dërgradim të arsimit.
Reagim i saj:
Arbërie Nagavci s’duhet të lejohet që të jetë pjesë e institucioneve, ajo duhet të shkoj në shtepi.
Kurti duhet me i kërku falje secilës familje në Kosovë që e ka dëgradu arsimin në këtë pikë.
Ministrja e Arsmit dhe Kryeministri duhet të ndëshkohet me votë për këtë skandal.