Bajrami për gjuhën e rëndë të VV-së ndaj gazetarëve: Kanë frikë për llogaridhënie, këta mendojnë se shpëtojnë duke qëndru në pushtet

Bajrami për gjuhën e rëndë të VV-së ndaj gazetarëve: Kanë frikë për llogaridhënie, këta mendojnë se shpëtojnë duke qëndru në pushtet

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar për gjuhën e rëndë që Vetëvendosje e ka përdoru ndaj gazetarëve.

Ajo në një postim në Facebook deklaroi se RTK s’është i partisë në pushtet, por i shtetit, dhe se është koha që organet e drejtësisë të merren me dhunuesit e gazetërve që janë duke punuar aty.

Bajrami tutje akuzon partinë në pushtet se frikësohet për llogaridhënie për krimin e korrupsionin që e kanë bërë duke qëndruar në pushtet.

Postimi i plotë:

Sot, nuk është lajmi kryesor se çfarë thotë Çeku i Vetëvendosjes për LDK-në, por se si Vetëvendosje po shtyp gazetarët në Televizionin Publik, se si përfaqësuesi i Vetëvendosjes i akuzon gazetarët po punojnë për “media kriminale, të vrasësve me pagesë”. Sot, dhe cdo ditë duhet tl merrmi me këta pushtetarët që kanë instaluar mekanizma shtypës ndaj gazetarëve dhe se si partia në pushtet, përmes veglave partiake, po i ndëshkon dhe disiplinon gazetarët e RTK-së, e po provon të njëjtën gjë me e bë edhe me mediet private.

RTK-ja financohet nga buxheti i shtetit dhe nuk është televizion i partisë në pushtet. Ka ardhur koha që organet e drejtësisë të merren seriozisht me dhunuesit e institucioneve të RTK-së dhe me dhunuesit e gazetarëve profesionistë që punojnë aty.

Shqetësimi më i madh i pushtetarëve nuk është kush e mban fjalën e kush jo sepse në fund secili jepë përgjegjësi për fjalën e dhënë, këta e kanë një frikë tjetër është frika për llogaridhënie për krimin, korrupsionin dhe subvencionet partiake e familjare edhe në Ministrinë e Kulturës. Këta mendojnë se të vetmin shpetim e kanë duke qëndruar në pushtet, kështu mendojnë t’i shpëtojnë drejtësisë, njëjtë siç po bën prej kohësh shefi i tyre, duke mos dhënë as deklaratë si dëshmitar në Prokurori.

Shpërndaje në: