Bajrami për deklaratën e Kurtit: Sfidoi hapur Prokurorinë Speciale, ëndërron të bëhet kryeprokuror t’i mbrojë miqtë e zënë në flagrancë
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas intervistës së mbrëmshme të kryeministrit Kurti në emisionin “Rrjedhja”.
Ajo ka thënë se Kurti ka shfaqur “apetitet e tij të frikshme” për të kapur sistemin e drejtësisë.
“Mbrëmë, Kurti shfaqi hapur apetitet e tij të frikshme për të kapur sistemin e drejtësisë dhe për të rrënuar rendin kushtetues të vendit. Mos harroni, po bëhen katër vite që Kurti ka qenë kryeministër, me shumicë parlamentare në Kuvend, me qeveri pa koalicione dhe pa pasur asnjë pengesë, por sipas tij, drejtësia e ka penguar, prandaj atij nuk i mjafton të jetë kryeministër; ai po kërkon të bëhet mbret.”
Ajo ka thënë se Kurti e ka sfiduar hapur Prokurorinë Speciale.
Sipas Bajramit, Kurti ka ambicie për ta ndryshuar rendin kushtetues.
“Sulmet e tij ndaj Gjykatës Kushtetuese, mosnjohja dhe kundërshtimin i vendimeve të saj, janë një tregues tjetër i ambicieve të tij për të ndryshuar rendin kushtetues në vend. Kurti asnjëherë nuk përmend se është vendimi i po kësaj Gjykate që çoi te zgjedhjet e parakohshme dhe e solli atë në pushtet, në vitin 2021.”
Ajo ka shtuar Kurti ka ëndërr që të bëhet kryeprokuror “për t’i mbrojtur miqtë e tij të zënë në flagrancë”.
Reagimi: