Bajrami pasi Kosova ra në indeksin për lirinë e medies: Pushteti luftë të orkestruar për të dëmtuar raportimet për skandalet e Qeverisë

Bajrami pasi Kosova ra në indeksin për lirinë e medies: Pushteti luftë të orkestruar për të dëmtuar raportimet për skandalet e Qeverisë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë e medies nga Reporterët pa Kufij, duke u renditur e 75’ta nga 56’ta sa ishte vjet, shkruan Periskopi.

Bajrami përmes një postimi u shpreh se rënia e Kosovës për 19 vende më poshtë në raportin e “Reporterëve pa Kufij” është alarm për secilin njeri që jeton në Kosovë.

“Rënia e Kosovës për 19 vende më poshtë në raportin e “Reporterëve pa Kufij” është alarm për secilin njeri që jeton në Kosovë…”-ka shkruar ajo.

Tutje deputetja theksoi se lufta e pushtetit ndaj mediave është e orkestruar për të dëmtuar zbulimin e skandaleve korruptive të Qeverisë.

“…Lufta e pushtetit ndaj medias është programore, e orkestruar për t’i dëmtuar raportimet dhe zbulimin e skandaleve korruptive të Qeverisë…”-shkroi Bajrami në Facebook./Periskopi

 

Postimi i plotë:

 

Shpërndaje në: