Bajrami numëron krejt dështimet e Qeverisë: Pas 9 shkurtit, disa do të shkojnë në shtëpi, e disa drejtësia do t’i çojë në Dubravë

Bajrami numëron krejt dështimet e Qeverisë: Pas 9 shkurtit, disa do të shkojnë në shtëpi, e disa drejtësia do t’i çojë në Dubravë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka numëruar dështimet e Qeverisë Kurti përgjatë 4 viteve qeverisje, duke përmendur rritjen e çmimeve në produket ushqimore, infrastrukturën e deri tek tenderët njëburimor, shkruan Periskopi.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Bajrami ka thënë për të gjitha këto dështime, Qeveria Kurti do të ndëshkohet me 9 shkurt.

“Më 9 shkurt, qytetarët pa asnjë dyshim do t’i thonë STOP hajnive me tenderë njëburimor që kanë kapur shifrën e 273 milionë euro.
Më 9 shkurt, qytetarët do t’i çojnë në shtëpi mashtruesit që s’ia kanë sjellë asnjë njohje Kosovës. Që e kanë dërguar Kosovën në sanksione, që kanë hyrë thellë në korrupsion me Nagip Krasniqin, Martinë Berishajn dhe nëntokën e Vetëvendosjes.
Do të kemi shumë punë pas 9 shkurtit sepse mashtruesit, gënjeshtarët, kontabilistët, shpifësit do të shkojnë në shtëpi e disa drejtësia do t’i dërgoj në Dubravë”, ka shkruar ndër të tjera Bajrami.

 

Postimi i plotë:

Realitetin e inflacionit, të korrupsionit dhe të izolimit të Kosovës që po zgjatë që katër vite nuk mund ta fshehni me një tabelë as me një fotografi
Prej 2021 deri me sot çmimi i miellit është rritë me 52%, çmimi i bukës me 48%, çmimi i qumështit me 37%, çmimi i sheqerit me 78%, e drutë e zjarrit me 54%.
Kudo që shkoj, në secilin fshat e qytet, në secilën familje diskutimi kryesor është se partia në pushtet mashtroi, gënjeu dhe nuk mbajti asnjë premtim. I varfëroi dhe tash me gënjeshtra po tentojnë të vazhdojnë krimin, korrupsionin dhe biznesin me Nagip Krasniqin e Martin Berishajn.
Gjatë takimeve me qytetarë në Obiliq, Kaçanik, Viti, Han i Elezit, Ferizaj dhe qytetet e tjera, kanë shprehur zhgënjimin për dyfishimin e çmimit të rrymës ndërkohë ndihen të mashtruar sepse premtimet ishin do të zvogëlohet çmimi.
Sikurse në secilin qytetet, edhe në Mitrovicën e minatorëve, ashtu edhe në Obiliq e Fushë Kosovë, konstatimi ishte i njëjtë: Qeveri e mashtruesve dhe praktikantëve.
Kam takuar qytetarë në Podujevë e Gjilan. Ma kanë përmendur stërzgjatjen e punimeve nëpër rrugë. E kanë përmendur urën e Badovcit që ende nuk u përfundua.
Sikurse banorët e qyteteve tjera, edhe llapjanët dhe gjilanasit e kanë kuptuar gënjeshtrën dhe mashtrimin e praktikantëve dhe kontabilistëve të Qeverisë së gënjeshtrave.
Kam takuar të rinj e të reja që përballen me çmime të larta të kopshteve dhe me mungesë të banimit. Njëjtë: Të gjitha ndihen të mashtruar nga kontabilistët praktikantë të partisë në pushtet që kurrë nuk i ndërtuan 160 çerdhet dhe as 4 mijë banesat e premtuara.
Rrëfimi nuk përfundon këtu. Praktikantët kanë mashtruar secilën kategori të shoqërisë. Madje, edhe të moshuarit, duke gënjyer se do t’i ndërtojnë pesë shtëpi për ta.
Mashtrimit po i vjen fundi sikurse edhe nëntokës së partisë në pushtet.
Më 9 shkurt, qytetarët pa asnjë dyshim do t’i thonë STOP hajnive me tenderë njëburimor që kanë kapur shifrën e 273 milionë euro.
Më 9 shkurt, qytetarët do t’i çojnë në shtëpi mashtruesit që s’ia kanë sjellë asnjë njohje Kosovës. Që e kanë dërguar Kosovën në sanksione, që kanë hyrë thellë në korrupsion me Nagip Krasniqin, Martinë Berishajn dhe nëntokën e Vetëvendosjes.
Do të kemi shumë punë pas 9 shkurtit sepse mashtruesit, gënjeshtarët, kontabilistët, shpifësit do të shkojnë në shtëpi e disa drejtësia do t’i dërgoj në Dubravë.

Shpërndaje në: