Bajrami: Nuk kemi asnjë projekt të madh që Qeveria Kurti me 12 miliardë buxhet do t’ia lë trashëgimi këtij vendi

Bajrami: Nuk kemi asnjë projekt të madh që Qeveria Kurti me 12 miliardë buxhet do t’ia lë trashëgimi këtij vendi

Kandidatja e LDK’së për deputete, Hykmete Bajrami, në emisionin “FRONTAL” të T7, është pyetur rreth një interviste të ministrit Hekuran Murati ku i kërkohet të numërojë 4 ose 5 projekte kapitale.

Ajo tha se Qeveria Kurti nuk do t’ia lë asnjë projekt trashëgimi Kosovës.

“Në këtë video ky tha që kemi arritur ta shpenzojmë buxhetin për investime kapitale në shumë prej 654 milionë eurove dhe nuk arriti ta thotë as edhe një projekt të vetëm, dikur e përmendi shtëpinë e kulturës në Suharekë “Ukë Bytyqi” e cila në fakt nuk ka nsiur në mandatin e tyre, ka qenë një projekt që këta e kanë marrë në gjysmë ose në përfundim e sipër. Këta nuk e kanë asnjë projekt, këta njihen për urën e Saradranit të cilën ka dalë Kurti dhe e ka pre shiritin dhe njihen për urën e Badocit që është 34 metra që zgjati plot dy vite për me ndërtu. Të gjitha projektet infrastruturore, që kanë qenë të filluara, disa prej tyre kanë qenë në gjysmë, asnjëra prej tyre nuk kanë përfunduar. Nuk ka përfunduar rruga për në Mitrovicë, për në Pejë, për në Podujevë, në Gjilan, dmth nuk e kemi asnjë projekt të madh që ka përfundu dhe të cilin Qeveria Kurti me 12 miliardë buxhet dhe me 51 për qind të votave në kuvend do t’ia lë trashëgimi këtij vendi”, tha ajo.

Shpërndaje në: